LIVE/ Një ditë pasi mori drejtimin e LSI dhe e emërtoi ‘Partia e Lirisë’ Meta: Rrugëtim i ri! Indiferenca, aleati më i madh i kleptokracisë

Mets

Një ditë pasi mori drejtimin e LSI dhe i ndryshoi emrin, kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta siç edhe njoftoi po zhvillon një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe se beteja politike është e domosdoshme për fatin e shoqërisë shqiptare.

Po ashtu ai theksoi se korrupsioni është armiku kryesor i vendit, duke shtuar se indiferenca është aleati më i madh i kleptokracisë.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi u dorëhoq nga drejtimi i LSI që mori emrin e ri ‘Partia e Lirisë’. Meta mori detyrën deri në zgjedhjen e kryetarit.

Meta ka theksuar edhe më herët se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×