Ndarja e Shakirës me Pike vazhdon të jetë një temë shumë e përfolur dhe ndonëse nuk ka shumë deklarata nga vetë ata, duket se po krijohet një klimë e një lufte të ftohtë, në të cilën po ndodhin ngjarje mjaft të rëndësishme nga jeta e tyre.
Së fundmi këngëtarja latine ka vendosur që nëpërmjet këngës sërish t’i drejtohet futbollistit të njohur. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Don’t you Worry”.
Ju kujtojmë që nuk është hera e parë që Shakira zgjedh t’i përgjigjet tradhtisë se Pikes me këngë. Një muaj më parë ajo publikoi “Te felicito” (të përgëzoj), ku tregonte përjetimin e saj pas ngjarjes.
“Më paralajmëruan por nuk i dëgjova, e kuptova që dashuria jote ishte fallco,”-dëgjohet të thotë Shakira në këngë. “Mos më thuaj që të vjen keq, sepse të njoh dhe e di që gënjen,”-ishte një tjetër frazë dedikuar mbrojtësit të Barçes.

Loading…