As Flamurtari dhe as Teuta. Mbrojtësi i djathtë shkodran, Abdurraman Fangaj, është lojtari më i ri i Egnatias.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se 24-vjeçari ka firmosur me klubin rrogozhinas dhe pritet të prezantohet në orët në vijim.
Fangaj kompleton mbrojtjen e Egnatias, e cila pas përfundimit të sezonit ka ndryshuar 100 %. Fangaj prishi kontratën me Vllazninë pak ditë me parë, duke dalë lojtar i lirë.
NJOFTIMI I EGNATIAS NË “FACEBOOK”:
Njoftimi
Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznise në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.
TË DHËNA NGA “TRANSFERMARKT.COM”:


-Arena e Lajmit
Loading…
and then