Fotot nga paparaci/ Armiq në Foltore, por miq në oborr

whatsapp-image-2022-10-01-at-8-09-38-pm

Ndodh shpesh në sallën e parlamentit, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë të përfshihen në akuza dhe kundërakuza të ashpra. Deputetët nga të dyja krahët nuk kursehen aspak për kolegët kur vjen puna tek foltorja.

Por kjo skenë duket tërësisht e pabesueshme teksa i sheh në ambientet e jashtme. Aty akuzat për kolegët veniten dhe situata është tejet e paqtë. Një shembull për këtë është edhe ky shtrëngim duarsh. Taulant Balla dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela sapo kanë lënë sallën kanë përplasur duart si dy miq të vjetër, duke harruar gjithçka thënë në sallë.

Duket se edhe ky është ndër ato rastet, ku përtej gjithë përbaltjes në sallën e Kuvendit, jashtë gjithçka fshihet, për t’i lënë vendit një miqësie të ngushtë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×