Asensio i vështirë dhe Marselo do Milanin, “Djalli” bëhet madrilen

Siç dihet, Milani në këtë merkato vere do të kërkojë përforcime për repartin e avancuar. Një nga emrat e dëshiruar, pa dyshim, është ai i Marko Asensios. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Realin dhe nuk ka mundur të rinovojë. Ai do të shitet dhe për kartonin e tij, kampionët e Spanjës synojnë të arkëtojnë të paktën 40 milionë euro.

Real+Madrid+v+Las+Palmas+La+Liga+HRxCc_3-v5ex

Një shifër e lartë e jashtë buxhetit të Milanit, aq më tepër që djaloshi pretendon të paguhet me të paktën 7 milionë euro në vit, një rrogë që të kampionët e Italisë nuk e ka askush. Situata e ndërlikuar bën që të filtrojë pesimizëm mbi mbërritjen e Asensios te “Djalli”, pavarësisht raporteve të mira që kanë klubet duke parë edhe marrëveshjet e viteve të fundit në të cilat janë veshur kuqezi lojtarë si Brahim Diazi apo Teo Hernandezi.

NË KORSI – Pikërisht francezi është një nga shtyllat e Milanit dhe padron i korsisë së majtë, por në sezonin e ardhshëm Milani do të luftojë në disa fronte dhe mëngjarashi duhet të ketë një alternues në lartësinë e duhur pasi Balo-Ture dështoi në këtë detyrë. Për këtë arsye, në orët e fundit po përmendet gjithmonë e më shumë emri i Marselos. Lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit sapo mbylli përvojën e tij 15-vjeçare në kryeqytetin spanjoll dhe po studion ofertat që nuk i kanë munguar. Rikthim në Brazil  apo edhe ndonjë vit tjetër në nivele të larta në Europë.

ASENSIO MARSELO

Sipas “AS”, dilema e 34-vjeçarit do të përfundojë së shpejti. I njëjti burim njofton se kampionët e Italisë janë të interesuar, madje kanë arritur deri aty sa t’i ofrojnë Marselos një kontratë sezonale me vlerë 3 milionë euro. Maldini po pret përgjigjen e futbollistit nga Rio de Zhanejro, i cili mund të tundohet të provojë një aventurë në Itali me një nga klubet më të mëdha në botë. Ndërkohë që “AS” njofton interesin e “Djallit”, mediat italiane bëjnë të ditur se ka qenë menaxheri i mbrojtësit që ua ka ofruar atë kuqezinjve.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×