Zgjodhi të firmoste me klubin e ri, kombëtarja polake përjashton futbollistin rekordmen dhe e bën të humbasë Botërorin

Futbollisti i kombëtares polake, Masiej Rybus, ka zgjedhur që të ardhmen e tij ta vazhdojë në Rusi me Spartakun e Moskës, gjë që i ka kushtuar atij shtrenjtë.

maciej-rybus

Nga kjo ngjarje, Federata Polake ka zgjedhur që ta përjashtojë mbrojtësin nga kombëtarja, për shkak se Polonia është një nga shtetet e para që i ka dal kundër Rusisë në luftën me Ukrainën.

Rybus gjithashtu është dhe rekordmeni për sa i përket paraqitjeve me kombëtaren duke mbajtur dhe numrin më të lartë të tyre.

Ai ka qenë pjesë edhe e Lokomotivës së Moskës që nga viti 2017, por me përfundimin e kontratës, Federata priste që ai të largohej nga Rusi dhe të stabilizohej në një tjetër vend, por ai mori një tjetër vendim.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×