
Mes maleve katalanase është vendosur kampi më i madh drogës. mediat e huaja shkruajnë se ky kamp i gjetur në Galicia nuk ka shumë dallim nga ato që janë të shpërndara nëpër xhungël në zonat e pyllëzuara të Amerikës së Jugut me dekada të tëra.
Victor Mendez ka ndjekur nga afër këtë kamp edhe pse u paralajmërua nga Garda Civile për vështirësitë që mund të haste gjatë hyrjes në këtë zonë.
“Trafikantët e drogës duhej të kishin disa mjete transporti për të mbledhur prodhimin pasi rritin me mijëra bimë marijuanë në këto zona’, thotë Mendez.
Gjithashtu kampet e drogës duhet të jenë afër burimeve natyrore të ujit për të rritur bimët. Marijuana ka nevojë për diell. Pas një udhëtimi të gjatë ai flet edhe rreth infrastrukturës.
“Nuk kishim parë asgjë të tillë në tokë, në dinim për plantacione të brendshme, më të zakonshmet në Galicia dhe veçanërisht në pjesë të tjera të Spanjës. Ka pasur raste ku njerëzit kultivonin parcela afër shtëpisë. Por ky është një kamp vërtetë, me gjithçka duhet për të rritur sa më shpejt bimët narkotike. Të paktën dy apo tre persona duhet të qëndrojnë atje njëkohësisht. Ata janë kultivues. Dy nga këta kultivues më kombësi shqiptare u kapën në flagrancë në këto ambiente. Që nga ajo kohë ata kanë ndërtuar ‘shtëpitë’ në malet e Pedres për qelitë e IVP ‘A Lama’.
Kampi ndodhet në një kodër pranë një përroi të vogël pranë rrjedhës së sipërme të lumit Lerez.
Për të arritur rezultatet më të mira dhe duke pasur parasysh shkallën e lartë të profesionalizmit të organizatës kriminale që zotëron plantacionin, Mafia e frikshme shqiptare e Marihuanës, përdorën qindra litra pleh të lëngshëm të posaçëm për këtë lloj bime.
Shishet bosh u shpërndanë në të gjithë tokën komunale ku ishte ndërtuar kampi i drogës.
Në segmentin e dytë të kampit u ngritën strukturat për njerëzit. Dy tenda të përforcuara me plastikë, disa dyshekë dhe një konstruksion prej druri, siguruan strehë për përgjegjësit e plantacionit, që jetonin aty.
Në zonat e dedikuara për kultivim, mbetën dhjetëra bimë, disa me kërcell të përkulur dhe të tjera të prera, nga më shumë se 3000 që kërkuesit shkatërruan në kampin e parë të madh narko të mafias shqiptare të zbuluar në të gjithë Galicinë.
“Mafia shqiptare dominon biznesin në të gjithë Spanjën me bazat e saj në Katalonjë”, kështu shkruan më tej media spanjolle.
Kampet janë të përhapura në të gjithë Levanten dhe Andaluzinë, ku dielli dhe nxehtësia lejojnë më shumë se një korrje në vit.
Biznesi i marihuanës ka shumë duar, pasi është relativisht e lehtë të instalosh një plantacion të brendshëm (madje edhe jashtë, në vende me diell dhe të nxehta) që prodhon marihuanë.
Një investim në llamba dhe ventilatorë, nëse është një kulturë e brendshme, ose një sistem i thjeshtë vaditjeje nëse është jashtë, është brenda mundësive të shumë njerëzve.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për produksione të mëdha, ekziston një rrjet narko-kriminal që dominon skenën: Mafia Shqiptare.
Me bazë në Katalonjë, ajo ka kapacitetin logjistik për t’u vendosur pothuajse kudo në vend, duke e kthyer Spanjën në ‘kopshtin e marihuanës’ autentik në Evropë.
Këtij rrjeti i atribuohet kampi i drogës i zbuluar në Cerdedo – Cotobade nga Garda Civile javën e kaluar, por edhe dhjetë plantacionet e çmontuara në katër provincat katalanase disa orë më vonë ose afro 2000 bimë të shkatërruara në Valencia në mes të kësaj jave. .
Një skemë identike, me kampe në zona që janë shumë të vështira për t’u aksesuar, ndonjëherë vetëm nga një pamje dron, e banuar nga dy deri në tre kultivues që janë përgjegjës për rritjen e bimëve në lartësi më shumë se 1.5 metra.
Mafia shqiptare me strukturë piramidale luan me një avantazh të madh.
Kultivuesit ua dorëzojnë bimët transportuesve dhe këto, nga ana tjetër, klientëve, të cilët paguajnë qindra mijëra euro, veçanërisht në pjesën tjetër të Evropës.
Arena e Lajmit