Telenovela argjentinase nuk ka fund, si problemet me Wanda Narën po ndikojnë në karrierën e Mauro Icardit

wanda-nara-mauro-icardi-panorama-plus-5

Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdojnë të bëjnë “zhurmë” për atë që po ndodh mes tyre dhe ajo që po ndodh në mënyrë të dukshme po ndikon direkt në karrierën e sulmuesit argjentinas i cili nuk ka ngurruar që të braktisë Gallatasarajin për të zgjidhur problemet që ka me bashkëshorten e tij.

Icardi nuk ishte i grumbulluar për sfidën mes Gallatasarajit dhe Adana Demirspor, fillimisht u fol për një dëmtim të tij që e la jashtë këtij dueli. Por e përditshmja argjentinase “Ole” në fakt ka zbuluar se ai nuk ka dëmtim por është nisur me shpejtësi drejt Argjentinës për të shpëtuar martesën.

I njëjti burim bën të ditur se Icardi është takuar me Wanda Narën në lagjen Belgrano të Buenos Aires, në praninë e avokates Ana Rosenfeld, e cila ka qenë ndërmjetëse në këtë takim të çiftit. Wanda Nara ka bërë të ditur pak ditë më parë se është ndarë nga lojtari, ndërsa ky i fundit e refuzon një gjë të tillë. Kjo ka çuar në këtë udhëtim drejt Argjentinës duke lënë në plan të dytë karrierën e tij futbollistike e cila ka marrë të tatëpjetën falë telenovelës së vazhdueshme me bashkëshorten e tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×