VIDEO/ “Situatë emergjente”, kryebashkiaku i Tropojës jep alarmin: Përmbytje dhe rrëshqitje si pasojë e reshjeve, rrezikohen banesat

Lumi 3

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rezh Byberi ka dhënë alarmin për shkak të motit të keq që po krijohet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Byberi pohon se situata në Tropojë është emergjente. Ai ka nxjerrë edhe disa fotot dhe video, ku situata duket mjaft shqetësuese.

REAGIMI I BYBERIT
🛑Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.
Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.
Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative 📍Bytyç ku po monitorojme situaten.
Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.
Gjendja me ❌alarmante eshte ne fshatin 📍Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.
Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.
Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.
Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×