“Kjo është rënie e shtetit”, Petrit Vasili kërkesë AKSH-it: Gjendja tepër e rëndë me shërbimit online, të dhënat mund të shfrytëzohen për qëllime kriminale

Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili shprehet se gjendja në vendin tonë me të shërbimet publike online, është në kaos, dhe se miliona të dhëna janë të ekspozuara dhe me mundësi që të përdoren nga grupe kriminale.

Ai deklaron se i ka drejtuar një kërkesë zyrtare për informim, drejtueses së AKSH, për të sqaruar këtë që po ndodh.

“Si deputet I jam drejtuar me Kerkese Zyrtare per Informacion drejtueses se AKSH-it lidhur me sherbimet publike on line. Gjendje paraqitet teper e rende me sherbimet publike on line dhe miliona te dhena gjenden ne kaos dhe me mundesi shfrytezimi per qellime kriminale. Qindra milion euro te shpenzuara per digitalizimin sherbimeve publike dhe sistemi on line u shemb ne pak ore dhe kjo eshte pak te thuash skandal shume i rende dhe praktikisht renie e  shtetit”, deklaron ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×