Pas “Santiago Bernabeut” në Madrid, edhe një tjetër impiant historik në Spanjë është gati për rinovim. Radhën për modernizim e ka “Camp Nou” në Barcelonë.

Në një konferencë për shtyp, presidenti Joan Laporta dhe kryebashkiaku i qytetit konfirmuan lamtumirën e tyre të përkohshme në stadiumin klasik.
Skuadra e Ksavit do të luajë për sezonin 2023- ‘24 në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, një objekt tjetër i qytetit, i cili megjithatë do të kufizojë fluksin e tifozëve në stadium, pasi ka një maksimum prej 55,000 njerëzish në krahasim me 98,000 të “Camp Nou”-t, ku ekipi i Ksavit do të vijojë të zhvillojë ndeshjet përgjatë gjithë sezonit që do të nisë në gusht.
Arena e Lajmit
Loading…
and then