Mori shuma të konsiderueshme parash nga 2 persona nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari në Tiranë

Mashtrim3

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga Policia pas denoncimeve të bëra ndaj tij se kishte përvetësuar shifra të konsiderueshme parash nga 2 shtetas të tjerë nëpërmjet mashtrimit.

Sipas Policisë dyshohet se shtetasi Said Pinari ka mashtruar shtetasit E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç të cilëve i ka marrë shuma të mëdha parash në periudha të ndryshme kohore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin S. P., 54 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga shtetasit E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×