VIDEO/ Në shoqërinë e bashkëshortes, dy ish-lojtarëve të Interit dhe vajzës së Maradonës. Havier Zaneti si asnjëherë më parë në koncertin e “Rolling Stones”

Grupi i njohur muzikor i “Rock”, britanikët e “Rolling Stones” dhuruan spektakët mbrëmjen e djeshme në stadiumin “San Siro” të Milanos.

bandicam 2022-06-22 12-24-37-910

Të shumtë kanë qenë personat që e kanë ndjekur këtë koncert nga të famshmit e “Rolling Stones” ku nuk kanë munguar as emrat e njohur të botës së futbollit.

Një ndër ta ishte dhe ish-kapiteni legjendar i Interit, njëkohësisht zv.president i zikaltërve, Havier Zaneti, i cili ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Paula.

Së bashku me Zanetin, kanë qenë dhe dy ish-futbollistët e Interit, Ivan Ramiro Kordoba dhe Pablo Daniel Osvaldo, gjithashtu mes tyre ishte dhe vajza e Diego Armando Maradonës, Janina Maradona.

Ish-kapiteni zikaltër ka qenë i papërmbajtshëm teksa është parë duke shijuar ritmet e muzikës “rock” të grupit të madh “Rolling Stones”.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×