“George Soros rrezik dramatik për familjen!”, Berisha: Shqipëria ka tejkaluar Sirinë për azilkërkuesit

Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me intelektualë të fushave të ndryshme.

Në qendër të këtij bashkëbisedimi është familja, ekonomia dhe problematikat me te cilat përballen shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se sot familja shqiptare është në rrezik.

“Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut. Në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Nuk e themi për propagandë. Por një komb që nga 2014 në 2021 largohet më shumës e ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, është një komb që ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, se duhet se kush janë përzënësit më të mëdhenj… Por ne kemi tejkaluar në vitin 2019 në azilkërkuesit e refugjatë, Sirinë, që ishte në kulmin e luftës. Drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh.”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishës:

Ju falënderoj që jeni këtu, për të diskutuar për një problem themelor të shoqërisë shqiptare.
Për traditën, jo vetëm tonën, por të njerëzimit të qytetëruar, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj, solidaritetin, dashurinë, sakrificat, është parajsa tokësore e njeriut.
Ne jemi ndër ata kombe që e kemi pasur dhe e kemi familjen një vlerë themelore, të çmuar. I ka shërbyer dhe i shërben më shumë se çdo gjë tjetër. Asgjë nuk ka më të rëndësishme, edhe në rrafshin e dijes, ai është universiteti më i rëndësishëm i njeriut, i fëmijës.
Lev Tolstoi thotë diku se; ‘universiteti më i madh ka qenë ai i moshës 4-5 vjeçare’. Dhe aty mësuesit dihet se kush janë. Sot në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Këtë nuk e themi për propagandë, por një komb nga i cili nga 2014 në 2021 largohet më shumë se ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, sepse dihet se kush janë përzënësit më të madhej të pjesëve të një kombi, luftërat civile, por ne nuk jemi.

Në vitin 2019, kemi tejkaluar Sirinë për azil dhe refugjatë, një shtet që ishte në kulmin e luftës.
Nuk mund të mohojmë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm.
Sot përballen dy rryma, jo veç në Shqipëri, por edhe në botë. Një rrymë që tejkalon familjen, që dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe sigurisht një shumicë tjetër që beson në vlerat familjare.
Problemi është edhe më dramatik, sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet, politikisht, sociologjikisht, në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse qëndron ai. Dy arsye.
E para; ai është multimilardieri që investon më shumë se donacione. Donacionet e tij i tejkalon të gjithë. Ai përdor miliardat që i ka kryekëput të një spekulimi. Ai përdor miliarda për të imponuar koncepte të ekstremit të majtë. Ne na kujtohet, kur donim të paraqisnim propagandën anti komuniste, këta nuk pyesnim për familje. Ajo nuk bëhej zyrtare, por kjo dogmë ishte tek Engelsi. Ata nuk e shpalosën, ky e shpalosi. Dhe kjo ndodhi edhe në Shqipëri. Ky erdhi në Shqipëri, në vendin më tradicional për shumë rrethana.
E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë.
Nuk po zgjatem më shumë, pasi këtu kam ardhur për të ju dëgjuar ju, për pikëpamjet, idetë tuaja, për familjen në rrezik, apo për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare, që ka për teatër familjen shqiptare.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×