
“Rama në vend të shkarkojë me urgjencë ministrin Çuçi u vërsulet gazetarëve”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, ndërsa zhvilloi këtë të enjte një vizitë ngushëllimi në familjen e vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit në Himarës.
Berisha gjithashtu u shpreh se do të jetë i pranishëm në protestë si qytetar, duke shtuar se protesta është e qytetarëve.
“Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë, vampirë mediatikë dhe politikë, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë ndaj këtij krimi horror por po të hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është xhelati që vrau fëmijën në vendin më të sigurt, bashkë me të atin ishte ajo aty. Vampirë janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë se kryeministri i vendit në vend se të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, u vërsulet gazetarëve, politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë, pra tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë. Unë shfrytëzoj rastin të shpreh dhe një herë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij që konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror që do të trondiste çdo vend në botë me horribilitetin e tij. Patjetër do jem në protestë, si qytetar, protesta është e qytetarëve, unë PD dhe demokratët do jenë në protestë si qytetarë.
Fjala e plotë e kreut të PD, Sali Berisha:
Shpreh ngushëllimet e mia të ndjera të familjes, të Partisë Demokratike, erdha si qytetar për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror.
Kjo ngjarje ka tronditur thellë çdo shqiptarë, çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.
Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetarë të thjeshtë po të kryhej nga ai, por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Ky akt u krye me një mjet mostruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorri. Ky akt u krye në distancën më të afërt në buzërërën, 3 deri 4 m, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjerë që loznin aty.
Në këtë aspektë komisari nuk është asgjë tjetër, veçse një xhelat.
Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju i keni vetë rastet, nuk është rasti për ti numëruar këtu me rradhë vdekjet, vrasjet në stacionet e policisë.
Nuk është apsolutisht rastësi. Ky xhelat skafist nuk bëri asgjë tjetër, veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Është kështu apo jo?
Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë, dhampir politikë dhe mediatik.
E thashë dje, e them edhe sot, nuk ka njeri që nuk tronditet gjerë në palcë para këtij krimi horror; gazetarë, politikanë, qytetarë e çfarëdo qoftë ai.
Por po të hyjmë në fushën e dhampirëve, dhampirë xhelati që e mblodhi fëmijën aty në vendin më të sigurtë, ku ajo ishte bashkë me të atin.
Dhampirë janë ata të cilët e morën të gjallë, e nxorën të vdekur Ilvi Metën në Kavajë, Arjan Kananin në Shkodër, dhampirë janë ata që vranë tek dera e shtëpisë Klodian Rashën.
Pra, ajo që e bënë më të rënd këtë dramë është që kryeministri i vendit në vend që të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi u vërsulet gazetarëve, politikanëve dhe i krahason ata me dhampirë politik.
Pra tregon që mban anën e dhampirëve të vërtetë.
Unë shfrytëzoj rastin të shpreh edhe një herë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike. Dhe të denoj me forcën më të madhe këtë akt barbarë, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe ministrave të tij, të cilët shohin dhampirë tek ata që ngrejn zërin për të denoncuar një krim horror.
Arena e Lajmit