“Na thonë se Shqipëria është e para për sigurinë në plazhe, tallen me popullin”, Meta vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Një tragjedi!

640 0 1659611178x21jpg 479

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë ngushëlluese në familjen Avdia.

Familja Avdia humbi tragjikisht vajzën 7-vjeçare, pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase.

Pas kësaj vizite Meta në një prononcim për mediat u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë.

“Tragjedi e jashtëzakonshme, tepër tronditëse për çdo familje, prind, babë, nënë aq më tepër për familjen Avdia. Për babain që e përjetoi këtë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për gjyshin që mezi e kishte pritur mbesën që t’i tregonte se e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm , pavarësisht jam i impresionuar nga forca e kësaj familjeje fisnike.

Një tragjedi që nuk ka asnjë lloj justifikimi, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm por edhe nga shteti qeveria. Ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe që nuk është respektuar. Është një vrasje e paralajmëruar. Kujtojmë plagosje që nuk kanë përfunduar me pasoja fatale dhe kemi një papërgjegjshmëri totale. Në një moment ku duhet të shfaqet pendese dhe marrja e vendimeve distancuese, na shfaqet se Shqipëria qenka sivjet e para në rajon për sigurinë në plazhe. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin.”

Më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia.

Sakaq sot në Tiranë pritet të zhvillohet edhe një protestë në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×