“Qeveria ka 72 orë për të reflektuar”, Berisha thirrje Ramës: Shkarko dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë në Potam! Janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit

987

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat komentoi ngjarjen tragjike në Himarë, duke u ndalur edhe tek protesta e zhvilluar ditën e djeshme.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë në Potam.

“Bën një status e fillon dhe mbaron me Berishën por nuk gjen dot ashpërsinë për t’i dërguar një ngushëllim familjes që humbi fëmijën për shkak të këtij soj ministri, për të cilin nuk ekziston ligj dhe as moral. Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmë të krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruar skenën e  krimit. Persona kriminel njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.

Por këtu ka dëshmitarë dhe ju keni lexuar dëshmitë. Unë i kërkoj Ramës të shkarkojë, dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë që ndodhi në Potam. Ky është hapi më minimal, qytetarët janë të revoltuar. Rama nuk mund ta kapërcejë me halucinacione , vampirë, mediatike dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit, meriton një revoltë të madhe popullore. Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve u deklaron se kemi sezonin më të përsosur turistik.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×