Ka përfunduar në barazim 1-1 “Vëllazërorja” e dytë mes Shqipërisë dhe Kosovës U-17 e luajtur në “Kukës Arena”.

45 minutat e para të takimit u mbyllën me rrjeta të paprekura, por dardanët arritën të gjenin avantazhin në fraksionin e dyte të lojës me golin e Gashajt.
Kuqezinjtë ditën të reagonin dhe gjetën golin që vulosi rezultatin final 1-1 me anë të kapitenit Adi Kurti në minutën e 83-të me një penallti.
Kjo ka qenë ndeshja e dytë dhe e fundit që ishte parashikuar mes dy përfaqësueseve, me sfidën e parë që u mbyll me fitoren e kuqezinjve.
Arena e Lajmit
Loading…
and then