Mbrojtësi shqiptar, Geraldo Bajrami, i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin anglez, Kiderminister, pas një sezoni.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bajrami i jep lamtumirën skuadrës që rezulton në ligat rajonale të Anglisë, ku i falënderon për çdo gjë që kaluan.
“Stafit, shokëve të skuadrës, tifozëve dhe të gjithëve që janë të lidhur me Kiderminister, faleminderit për këtë vit të mrekullueshëm që unë kalova në këtë klub. Ne kaluam shumë eksperienca të bukura përgjatë sezonit, veçanërisht me rrugëtimin në Kupën FA. Dua t’iu uroj më të mirën të gjithëve për sezonin e ardhshëm., klubi do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, ishin fjalët e 22-vjeçarit.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…
and then