Protesta për vrasjen e 7-vjeçares, Berisha thirrje për të marrë pjesë, konfirmon mbështetjen

Sali Berisha4

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×