Afera e inceneratorëve/ Kredi 16 mln dollarë vetëm për një incenerator, Shehaj: Kolateral pronat e shqiptarëve, lekët ikin nga Shqipëria në Holandë

Brisejda Mema

Koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj ishte e ftuar në rubrikën “opinion” në Neës24 ku shpjegoi në detaje denoncimet që u bënë sot nga selia e kësaj force politike për aferën e inceneratorëve.

Shehaj sqaroi se për ndërtimin e djegësve të mbeturinave janë marrë kredi duke lënë kolateral në bankë pronën publike dhe vetëm për inceneratorin e Tiranës vlera shkon në 16 milionë dollarë.

Por sipas saj, këto kredi nuk po shlyhen nga koncesionari, që prej momentit kur nisën arrestimet e SPAK dhe pas hekurave shkuan ish-ministri Lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako.

“Aktualisht të pashlyera kanë 16 milionë dollarë. Kreditë kanë nisur të mos paguhen kur janë arrestuar Alqi Bllako dhe Lefter koka. Kur është arrestuar Koka nuk janë dhënë 9 milionë euro por vetëm 7 milionë nga kësti që i detyroheshin bankës. Këta kanë lënë si kolateral pronën publike të inceneratorit në Sharrë. Bankat kanë treguar seriozitet në administrim. Miliona euro i ka inceneratori i Tiranës dhe ca milionë ai i Fierit. Kjo kompani ka marrë lekët tona, dhe ka marrë edhe kredi duke lënë peng pronat e shqiptarëve.

Shuma 16 milionë dollarë kredi vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kompania e krijuar nga mëma në Holandë ishte krijuar vetëm për të administruar këtë incenerator. Kompania mëmë duhet të sillte 128 milionë euro në Shqipëri për t’i investuar në ndërtimin e inceneratorit, por shkon kjo kompania shqiptare dhe i çon paratë e shqiptarëve në Holandë për zyra, shërbime noteriale dhe ujë e drita andej”, tha Shehaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×