VIDEO/ Lukakut nuk i pritet deri sa të zyrtarizohet te Interi, sulmuesi belg zbarkon në Itali me… jaht

Zyrtarizimi i Romelu Lukakut te Interi duket thjesht një cështje ditësh, me zikaltërit dhe Çelsin që kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e belgut në Milano. Sidoqoftë duket se 29-vjeçari nuk ka pritur zyrtarizimin e marrëveshjes për të zbarkuar në Itali, teksa po kalon pushimet në Sardenja.

Collage Maker-24-Jun-2022-10.25-PM

Pamjet e publikuara nga vetë Lukaku në “Instagramin” e tij tregojnë brigjet e Kosta Smeraldës që ndodhet në Sardenja, vend që sulmuesi ka zgjedhur të kalojë pushimet me familjen.

Kjo zgjedhje duket të mos jetë e rastësishme, me Lukakun që do të jetë gati për të udhëtuar drejt Milanos ditën kur do të caktohet prezantimi i tij te Interi për të dytën herë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×