“Interi më i fortë se Milani”, Kielini: Humbëm pa meritë në ndeshjen më të mirë të vitit

Xhorxho Kielini i dha fund aventurës me Juventusin, teksa do të vijojë karrierën në SHBA te skuadra e Los Anxhelos. Mbrojtësi italian, ka folur ditën e sotme për mikrofonin e  DAZN ku ka  komentuar kampionatin e kaluar të Serisë A, ku ndër të tjera është shprehur:

Kielini

“Unë mendoj se Interi është më i fortë se Milani. Ata kishin një bazë pune nga Konte, por Milani dhe Napoli arritën ta mërzisnin.

Ne në mënyrë paradoksale në ndeshjen më të mirë të vitit, atë ndaj Interit, humbëm pa meritë dhe këtu përfundoi ecuria jonë e madhe, e cila ndoshta do të kishte qenë e kotë sepse Milani do të kishte arritur në fund të fitonte titullin, por do të na kishte lejuar rivalizonim denjësisht”, deklaroi Kielini.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×