Bejl zgjedh klubin e ri, do të luaj së bashku me ish-kapitenin e Juventusit

Gareth Bejl duket se më në fund ka bërë zgjedhjen përfundimtare për të ardhmen e tij me ish-sulmuesin e Realit që i dha lamtumirën në përfundim të këtij sezoni “Los Blancos”. Uellsiani është pranë zyrtarizimit te skuadra e MLS-së, Los Anxhelos FC ku do të luaj së bashku me ish-kapitenin e Juventusit, Xhorxhio Kielini.

bejl

Sipas raportimeve nga mediat britanike, 32-vjeçari do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me klubin amerikan me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Bejl nis kështu një aventurë të re jashtë Europës pas sukseseve të shumta me fanellën e Realit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×