Andrea Pirlo startoi pak ditë më parë aventurën e tij të re si trajneri i ekipit turk Fatih-Karagumruk, me italianin që i kërkoi presidentit të klubit transferimin e mesfushorit të tij te Juventusi, Aron Ramsej.
Këtë dëshirë të teknikut e ka konfirmuar edhe vetë numri një i klubit turk, Sulejman Hurman, i cili pohoi se ka pasur negociata me mesfushorin, por fatkeqësisht ato nuk patën një përfundim të suksesshëm.
“Kemi folur me lojtarin. Fatkeqësisht nuk e arritëm akordin që kërkonim dhe na u desh të dorëzoheshim për transferimin e tij.” u shpreh presidenti i Fatih-Karagumruk.
Arena e Lajmit

Loading…