Fotot nga paparaci/ Aurora Mara, shoqëri, kafe dhe cigare

azx

Ndoshta emri i saj nuk është ndeshur shpesh në foltoren e Parlamentit, por jashtë kësaj godine, deputetja e Dibrës ka spikatur shpesh me stilin e saj të veçantë. Si fillim duhet thënë se Aurora Mara, deputetja 43-vjeçare, me origjinë nga Burreli dhe e zgjedhur në Dibër, ka një karrierë në Parlament pak më ndryshe se të tjerët.

Pasi mori mandatin e lënë nga një deputet i LSI, kur ata së bashku me demokratët i dogjën në 2017, papritur e pamë në këto zgjedhje të rreshtuar me socialistët. Mara arriti të marrë një rekord votash preferenciale, por përsëri në Parlament vijon të jetë e heshtur dhe jo aktive, njësoj si më parë. Ndërkohë për veshjet e saj kemi folur edhe herë të tjera.

Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë atë në kafe, me koleget. Ashtu si shihet edhe nga shkrepja, Mara duket e relaksuar, teksa konsumon edhe cigare, duke e shijuar kështu kafen ashtu si duhet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook