Duket se kjo do të jetë një verë e gjatë e mbushur me transferime për Interin, me zikaltërit që duket se po përgatisin një listë zyrtarizimesh ku i fundit që pritet të shënojë emrin është mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.
Sipas raportimeve nga “FcInterNews.it”, Interi ka arritur në ditët e sotme akordin me agjentin e 24-vjeçarit për një kontratë 5-vjeçare ku futbollisti serb do të përfitojë 2 milion euro në sezon plus bonuset e përcaktuar në bazë të objektivave që do të arrihen.
Zikaltërve i duhet tashme të gjejnë akordin me Fiorentinën, e cila kërkon 15 milionë euro për kartonin e Milenkoviç.
Arena e Lajmit

Loading…