Grabitja në Klos, policia jep detajet: Gjashtë persona janë shoqëruar, vijon kontrolli në zonë

Shtepia Ku U Grabit

Policia e Klosit ka dhënë detaje lidhur me gabitjen e ndodhur në fshatin Dom në Klos

Njoftimi

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj   dhe me forcë   ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×