“Po mora vesh se ua jep të tjerëve para meje do e kesh punën keq”, si u kërcënua ish-prefekti nga fajdexhiu. Noterë dhe zyrtarë të përfshirë, bizneseve u merreshin pronat në Shkodër

Shkoder

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë
Por fenomeni i fajdes nuk është një krim i izoluar shqiptar. Ekspertë të ekonomisë thonë se fajdeja është formalizuar si një krim atipik, brenda të cilit marrëdhënia fajde-fajde nuk është menjëherë e dhunshme dhe zhvatëse, por e strukturuar në terma formalisht kontraktuale.

Sipas studimeve të kryera, prania e fajdexhinjve është e ndryshme, duke filluar nga ata më të vegjlit e deri te organizatat kriminale, ku shpesh dhënia e parave hua shërben si një terren takimi midis krimit të zakonshëm dhe krimit të organizuar, duke shënuar kështu kalimin dhe ndërthurjen e ligjshmërisë dhe të paligjshmërisë.

Vetëm në Itali, sipas një investigimi të siguruar nga autoritetet vendore, mbi 200 mijë tregtarë, kanë rënë pre e fajdeve, një shifër me të vërtetë shqetësuese që mendohet, se në gadishullin Apenin, kap shifrën monstruoze të 100 miliardë eurove ose 7 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto kombëtar.

Ndërkohë që kriza globale pritet t’i japë këtij fenomeni, një hov të ri, gati të paparashikueshëm, në Shqipëri, duket se statistika të tilla mungojnë.

Ndërsa të dhënat e Bankës së Shqipërisë përcaktojnë se gjatë vitit pandemik 2020, sasia e parasë jashtë sistemit bankar në Shqipëri arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve ose 2.6 miliardë euro.

Por fenomeni i fajdeve edhe pse i padukshëm ngre krye shpesh dhe na tregon se është aty, edhe nëpërmjet formave më të dhunshme.

Artan Gjergji, Financier i lartë

Por për të mbetur te Shqipëria, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, ky fenomen me vendin tonë duket të jetë tashmë jashtë kontrollit dhe sidomos, për këtë ka shërbyer dekada e fundit, ku krimi ka njohur rritje, bashkë me fenomenin e fajdeve.

Zef Preçi, ekspert i ekonomisë

Por, Nikla, e lënë si një territor ku sundon paraja e pistë dhe terrori i armëve, duket të mos jetë lokaliteti i vetëm ku gëlon krimi i fajdeve.
Një tjetër qytet dhe një tjetër skemë fajdesh, e cila disa vite më parë, doli jashtë kontrollit, dhe i la vend kërcënimit dhe plumbave, ishte edhe Shkodra.
Qyteti më i madh, dhe më i rëndësishëm, në veri të vendit, ku vitet e fundit terrori i ka zënë vendin rendit dhe sigurisë. Skema fajdesh, ku dolën se ishin të përfshirë direkt dhe indirekt, me dhjetëra personazhe publikë dhe jo publikë të qytetit, midis tyre avokatë, drejtorë institucionesh, krerë bandash.

Dosja Hetimore

Sipas hetimeve të prokurorisë, mbi të gjithë, ata që dallonin në këtë skemë grabitëse fajdesh, ishin dy vëllezër, Elton dhe Robert Radovani, djemtë, e ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani.

Elton Radovani u arrestua në vitin 2019 në një autostradë në Paraguaji pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana në akuzën, për mashtrime bankare dhe financiare, por që nuk u ekstradua në Shqipëri.
Ndërkohë që bashkë me të i akuzuar u mor edhe vëllai i tij, Roberti, i cili u hetua po ashtu për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkonin në shifra marramendëse.

Dosja Hetimore

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, është pikërisht kjo skemë, e kreditimit të parave në tregun e zi, që çon edhe në akte kriminale. Gjë që po bëhet gjithmonë e më e dukshme në Shqipëri, ku një sistem paralel me atë bankar, duket se po lulëzon prej kohësh.

Zef Preçi

E tillë ishte sipas prokurorisë, edhe skema e dhënies së parave me fajde në Shkodër, që futi në dëshpërim me dhjetëra familje në këtë qytet, të cilat ishin të detyruara që për të mbyllur vështirësitë financiare ku ndodheshin bizneset e tyre, të paguanin në një javë të vetme, deri në 20 përqind të shumës së marrë me fajde.

Situata u bë kaq e rëndë, sa shumë prej këtyre familjeve mësohet se në pamundësi për të shlyer paratë e marra me fajde, kishin dorëzuar te fajdexhinjtë, pronat e tyre. Skemë, ku ishin të përfshirë edhe noterë të qytetit.
Pas përgjimeve të policisë, rezultoi se në momentin që sipërmarrësit nuk shlyenin dot shumën e marrë, vihej në funksionim skema për përvetësimin e pronave të tyre.

Fajdexhinjtë u merrnin personave të zhytur në vështirësi, banesat, pronat, apo gjithçka që këta të fundit kishin lënë si garanci përballë noterëve.

Zef Preçi

Sipas të dhënave që disponon “Në shënjestër”, në rastin e Shkodrës, denoncimi i parë erdhi nga vetë babai, i vëllezërve Radovani që dikur, kishte mbajtur postin e Prefektit të Qarkut.
Paulin Radovani, i cili po kërcënohej vazhdimisht nga fajdexhinjtë e djemve të tij, të cilët kishin marrë shuma të mëdha parash, kundrejt interesit, por që nuk kishin mundur t’i shlyenin.

Më herët, përpara se të trokiste në komisariatin e policisë Shkodër, ku kishte denoncuar kërcënimet që i vinin nga fajdexhinjtë e djemve, ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani thuhet se kishte takuar në vitin 2018 edhe zyrtarë të lartë të shtetit, ku i kishte njoftuar mbi përhapjen masive të fenomenit të fajdeve në Shkodër, ndërsa u kërkonte mbrojtje, me qëllim denoncimin e plotë të kësaj skeme që po rrënonte jo vetëm familjen e tij, por edhe shumë të tjera në qytet.

Dosja Hetimore

Do të ishte pikërisht ky kallëzim, dhe ky moment, kur personat që kërcënonin familjen Radovani, u mbajtën në përgjim. Përgjimet zbuluan edhe përmasat e përhapjes së fajdeve në Shkodër.

Një nga këto persona që kishin llogari të hapura me familjen Radovani, do të ishte edhe Burhan Aliaj, i cili, sikundër del në dosjen hetimore, kërcënonte shpesh me jetë babain e vëllezërve Radovani, që tashmë ishin zhytur në gropën e fajdeve.

Dosja Hetimore

Sipas dosjes hetimore, dhe pas bisedave të përgjuara, del qartë se Burhan Aliaj u jepte para me fajde me përqindje në shuma të konsiderueshme, shtetasve të ndryshëm.

Gjatë vëzhgimeve të kryera nga policia, atij iu gjetën në një pikë karburanti, 11 makina, të modeleve të ndryshme.
Automjete që figuronin të regjistruara në emër të Burhan Aliaj dhe Jonuz Aliaj, por që rezultoi se ishin lënë peng nga shtetas të ndryshëm të cilët nuk kishin mundur të paguanin paratë e marra hua me interes, ndaj për këtë arsye u ishin mbajtur peng automjetet e tyre.

Po kështu, nga aktet e administruara nga Bankat e nivelit të dytë dhe nga kontrolli i banesës së shtetasve Burhan dhe Jonuz Aliaj, rezultoi se Burhan Aliaj kisha disa depozita bankare.

Dosja Hetimore

Pas datës 25 Janar 2019 të gjitha takimet e zhvilluara në këto ambiente janë vëzhguar, regjistruar me video dhe audio. Gjatë këtyre veprimeve dhe përgjimit të bisedave telefonike të disa prej të dyshuarve, rezultuan fakte të qarta të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë kriminale nga këta shtetas. Kjo veprimtari u evidentua fillimisht me shtetasin Paulin Radovani dhe në vijimësi të hetimeve rezultoi se kishte një shkallë shumë të madhe përhapje tek shumë shtetas”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×