“Shqipëria ju thërret në një mision të madh”, Nesho me të rinjtë e PL në Jalë: Lufta jonë nuk është për pushtet, është për ndryshim

0da09457 5aba 427b 9e12 31fc44ad0910

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka folur gjatë organizimit të të rinjve të kësaj force politike në kampin e përvitshëm në bregdetin e Jalës, duke vendosur theksin te mesazhet e dy marsit.

Ai theksoi se të rinjtë janë thirrur nga Shqipëria në një mision të madh për të rikthyer demokracinë në vend dhe frymën e ndryshimit.

“Ndryshimi do filloje nga rinia. Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët, dhe jo nga bangladeshasit. Keni kuptuar se Shqipëria ka nevoje për ndryshim dhe rikthimin e demokracisë. Këto ishin mesazhet e 2 marsit dhe jam i lumtur që ju jeni të gatshëm t’i zbatoni këto në interes të Shqipërisë. Ju do të jeni misionarët e rinisë. Lufta jonë nuk është për pushtet por për ndryshim. Ndaj Shqipëria iu thërret në një mision të madh”, tha Nesho.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×