Tare “fërkon duart”, Çelsi prezanton ofertën e çmendur për yllin e Lacios

Drejtori sportive i Lacios, Igli Tare nga dita e djeshme ka udhëtuar sërish drejt Londrës për të biseduar me Çelsin lidhur me transferimin e mundshëm në Londër të mesfushorit serb Milinkoviç-Saviç.

MILINKOVIC SAVIC

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në ditën e djeshme ka pasur një ofertë nga ana e Çelsit në drejtim të Lacio, me “Blutë” që kanë ofruar 75 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit.

Presidenti Lotito e vlerëson kartonin e futbollistit rreth 90 milionë euro, por bisedimet e vazhdueshme mes palëve mund të çojnë në një ulje të kërkesave të klubit dhe konkretizimin e këtij transferimi të bujshëm që do të lejonte më pas Taren t’i përdorte paratë e arkëtuar për të lëvizur në merkato.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×