
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga Pogradeci tha se gara e 25 prillit nuk ishte në garë elektorale.
Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor i lirisë. Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike nuk do të ndalet në misionin e saj për të shpëtuar Shqipërinë.
“Sot bëra një takim me anëtarë të degës në Pogradec ku shtrova para atyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat dhe PD, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i lirisë së shqiptarëve i cili ka dhunuar votën”.
Arena e Lajmit