“Ramiz Alia diktator, por nuk tentoi të blinte opozitën si Rama”, Berisha: Sot pasuria jonë kombëtare është kthyer në ‘mallkim’

Whatsapp Image 2022 08 25 At 7.38.42 Pm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot nga Pogradeci, gjatë një takimi me intelektualë të qytetit se Rama bëri atë që se bëri as Raimz Alia.

Sipas tij, as Alia nuk tentoi që të blinte opozitën në 91-shin.

“Në 8 vite, e vërteta është se shoqëria, vendi është në një rrokullisje në disa aspekte të paprecedente. Sot jetojmë në monizëm të plotë, nuk kemi kampe dhe burgje, por pushteti është i përqendruar në një dorëmë shumë se pas shkurtit të 91-shit. Studiuesit politolog kanë nxjerrë se Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se sa Ramiz Alia në 91-shin. Ramiz Alia ishte njeri diktator, s’ka diskutim. Kishte predikuar ideologjinë më stalisinite të kohës, por dinte se kishte kryekrime të rënda, por nuk bnëri një akt që e bëri Edi Rama. Ai nuk tentoi të themi haptas, të blejë opozitën. Ai se donte opozitën. ne u themeluam 2 javë pas. Ai deklaroi se Patia e Punës do ketë ideologji të vetën. tentativa që kreu Edi Rama dhe aktet e tij, ai nuk i kreu. Jua them me përgjegjësi të plotë. Aty nisi. E kam pyetur veten se; çfarë po ndodh me ne. Cili është shkaku i këtij largimi masiv të shqiptarëve nga Shqipëria?! Cili është shkaku se sot pasuritë e këtij vendi, janë shndërruar në mallkim kombëtar?! Si në vendet koloniale. Angola ka një terrorit, është më i pasur në botë në çdo gjë. Ne dhe Angola dhe Ugana ishim 3 vendet më të varfra të Planetit. Ata kishin qenë koloni, ne në diktaturë. Sot pasuria jonë kombëtare është mallkim në çdo lloj aspekti në të gjitha fushat. Ishte fitore e madhe kur u bëmë në 2013-ën eksportues qumështi.”, pohoi ish-kryeministri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×