Sulmi i rusëve në uzinën e armëve, akuza e Metës: Diplomatët punojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë

Meta Ilir3

Në një intervistë në News24 me gazetaren Ola Bruko, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi ngjarjen e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Ai tha se problemi kryesor qëndron tek njerëzit, diplomatët që punojnë kundër interesave të vendit.

“Ju vinit baste që do shkarkohesha një herë në 2019-ën, një herë në 2020. Arrihet çdo gjë, se gjithçka është në interes të popullit të Shqipërisë. Ne kemi dalë në krye të një procesi historik. Do të vendoset sovraniteti i popullit të Shqipërisë.”, u shpreh Meta.

Pjesë nga intervista:

Hyrja në ish-uzinën e Gramshit?

Meta: problemi ynë janë njerëzit që punojnë kundër interesave kombëtare të shqipërisë. Diplomatë që paguhet dhe që bëjnë lojëra të dyfishta dhe cënojnë interesat e Shqipërisë. Edhe Zelenksy i kërkoi Ramoviçit tonë të ndalohet hyrja e qytetarëve rusë. S’kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj pasi siguria kombëtare ka problem shumë më të rëndë Siguria kombëtare dhe publike nuk janë prioritet i kësaj qeverie, por shpopullimi i vendit.

Ka cënuar kjo sigurinë kombëtare?

Meta. Unë si president kam  bërë një mbledhje për të parandaluar përsëritjen e vjedhjeve që bëheshin në Rinas, dhe në fund kemi lënë detyra se çfarë do të bëhej. Por ju i dini rezultatet pas dy muajsh pati sërish vjedhje në mes të ditës. Kjo ndodh sepse ekzistojnë lidhjet e tyre me qeverinë. Por unë përshëndes çdo masë që merret për të forcuar sigurinë kombëtare.

Ngjarja e Poliçanit?

Meta: A u përvëluar vjet Shqipëria nga zjarret? Çfarë masash u morën? Zero masa. A i lajmërova si president, për tërmetin i çova shkresë sepse lexova paralajmërimet e një shkencëtari. Ca bënë, jo vetëm që nuk i trajnuan qentë që kanë aty, por asnjë mjet nuk kishin dhe shkresën që ua çoja unë ua jepnin portaleve dhe thonin është sekret.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×