
Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe lajmin mbi shkarkimin e Edvin Shvarc nga detyra si drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.
Në një intervistë për News24 Meta theksoi se shpreson që të jetë një muhabet vere dhe një lajm i pavërtetë i prodhuar nga portalet e Endri Fugës.
“Shpresoj që të jetë muhabet vere dhe ky, se nuk besoj që është e vërtetë. A ka qenë institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë. Ndoshta është lajm i portaleve të Fugës, për të hequr vëmendjen nga çështjet e mëdha.”, tha Meta.