‘Benzi’ përplaset me motorin, plagoset pasagjerja 32-vjeçare në Elbasan

Ambulance 123

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Belsh. Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues 28-vjeçarin me inicialet M.K. banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. K. 73 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin “Kajan”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. K. 73 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×