“Çmimi i naftës në bursë ka rënë, në Shqipëri nuk u ul asnjëherë!” Boçi: Kanibaleske, Rama ka pritur të rrjepë emigrantët dhe qytetarët!

Luciano Boci 401x218

I ashpër ka qenë reagimi i deputetit Luçiano Boçi, për çmimin e naftës. Boçi thotë se çmimi i naftës në Shqipëri nuk u ul asnjëherë edhe pse në bursë ka rënie. Sipas tij kjo ka ndodhur për faktin se sipas tij kryeministri Edi Rama ka për qëllim të grabisë qytetarët dhe emigrantët shqiptarë.

Statusi:

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.

Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.

Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.

Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×