Aksident i rëndë në Itali/ Po udhëtonte me të vëllain, 55-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas përplasjes me furgonin

Sdr

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën e 10 tetorit në Erbusco të Italisë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari shqiptar.

Shqiptari Rasim Muka udhëtonte në mjetin Fiat Punto si pasagjer së bashku me vëllain kur u përplasën me një furgon, duke shkaktuar aksidentin fatal për 55-vjeçarin.

Dinamika e aksidentit po hetohet ende nga Policia Rrugore, ndërsa nga një ide fillestare duket se makina ka pushtuar korsinë përballë, duke u futur në drejtimin e furgonit, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×