
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e forumit të organizuar në Slloveni. Në fjalën e tij gjatë këtij forumi, Rama u shpreh se e vetmja rrugë për Shqipërinë është Bashkimi Europian.
“Unë nuk jam skeptik, unë jam tragjikisht optimist. Të jesh skeptik nënkupton të jesh cinik, tragjikisht optimist është po. Është tragjike, por ne duhet të vallëzojmë. Mendoj që është frymë e Ballkanit. Njerëzit që nuk e dinë si është jeta në Ballkan u vjen keq për ne. Edhe nëse jeta jonë ka shkuar për dreq ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë. Lufta nuk e ka përshpejtuar po për Shqipërinë, nuk është e vërtetë. Pra më mirë të buzëqeshësh dhe të ecësh para, pra ishte Bullgaria që e krijoi këtë jo Rusia. Nj vend i NATO-s që merr peng një tjetër vend, ndërkohë që lufta nuk kishte filluar. Të jesh tragjikisht optimist lidhet edhe me një fakt tjetër, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Na duhet të jemi të duruar pasi BE është e vetmja strehë e sigurt për vende si ne. Por duke qenë se janë përkëdhelur për ca kohë, nuk kanë pasur luftë ata kanë ecur në këtë mënyrë. Siç e thashë ne do të shkojmë atje edhe po të mos ketë njeri tjetër.”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama tha se vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë.
“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.”, tha ai.