Ndeshja e Ligës së Konferencës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Vllaznia-Universitatea Kraiova

Vllaznia do të përballet më datë 21 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Universitatea Kraiovës në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

VLL

Në këtë takim tepër të rëndësishëm për shkodranët do të vendosin drejtësi një katërshe arbitrash nga Irlanda.

Kryesor do të jetë Pol Meklohlin, i mbështetur nga asistentët Kristofer Kembëll dhe Ein Majkëll Harte.

Arbitër i katërt do të jetë Kevin O’Salivan.

Ndërkohë sfida e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 28 korrik në orën 19:30 në Kraiovë.

ar

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×