Merrte makina me qira për të humbur gjurmët dhe furnizonte zona të ndryshme të Italisë me kokainë, si ra në pranga shqiptari. Drogën e kishte fshehur në…

Droga 1 E1665739552762 600x450

Policia e Ankonës arrestoi një 27-vjeçar shqiptar për trafik droge. I riu shqiptar që qëndronte ilegalisht në shtetin italian, ndërkohë që ishte munduar që përmes makinave me qira të kryente punën e tij të shpërndarjes së ‘mallit’.

Gjatë kontrollit në makinën e radhës që kishte marrë me qira, shqiptarit iu gjet para dhe 1 kg kokainë e pastër. Ndërkohë, policia zbuloi drogë dhe banjën e një dhome të vogël që shqiptari kishte marrë me qira, ndërkohë që makina e tij ishte parkuar shumë larg rezidencës.

Nga kontrollet brenda dhomës së banesës u zbuluan edhe 130 doza kokaine të fshehura pas tualetit. Po ashtu u sekuestruan dhe 1800 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës, përballë faktit se i riu nuk ushtron asnjë aktivitet pune. I riu shqiptar u arrestua dhe u vendos në burgun Montacuto.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×