EKSKLUZIVE/ Tirana me mendjen në merkato, kampionët presin një mbrojtës të djathtë

Albano Aleksi, Florent Hasani, Ardit Hila dhe Besir Iseni janë afrimet e deritanishme të Tiranës në merkaton e verës.

TIRANA

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, pritet që të ketë edhe një përforcim të fundit në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin bardheblu se drejtuesit janë në bisedime të avancuara me një mbrojtës të djathtë.

Emri i tij mbahet sekret nga klubi për shkak negociatash, në një kohë që mësohet se lojtari ka qenë pjesë e kampionatit grek në sezonet e fundit.

Gjasat janë që deri të hënën Tirana të mbyllë marrëveshjen, duke blinduar krahun e djathtë, aty ku si titullar ndaj Dudelanzhit do të jetë Kristjan Toshevski.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×