
Deputeti demokrat Tritan Shehu me një postim në Facebook ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrjen në panairin e verërave që po zhvillohet në Beograd, te quajtur “Ëine Vision of the Open Balkans”.
Duke i kujtuar Ramës se panaire të tilla zhvilloheshin edhe para se të ekzistonte nisma e “Ballkanit të Hapur”, Shehu thekson se panairi është maskimi që Serbia po përdor për të fshehur aspiratat e saj për “Jugosllavinë e re”.
Ai gjithashtu nënvizon se rajoni ynë ka nevojë për modele të ndjekura më parë nga vende të Bashkimit Europian, teksa konstaton se për të fshehur dështimin në Beograd kanë shkuar vetëm përfaqësues të lartë nga Ankaraja dhe Budapesti.
Postimi i plotë:
Z. Kryeminister, panaire te verërave, janë organizuar qindra vite me pare se Vucic te përmendte “Ballkanin e hapur”!
Nuk linden panairet, shkëmbimet, tregtia, lëvizjet e njerëzve ne Rajonin tone kur ne Nish, Vucic e mbas tij Rama, u rikthyen tek “Jugosllavia e re”!
“Ballkani i hapur” nuk semplifikohet me panairet!
Ky barazim behet per te maskuar me nje panair vererash ne Beograd te verteten e hidhur, aspiratat hegjemoniste serbe nen “Jugosllavine e re”.
Te shkosh me “trumbeta” ne Beograd per nje panair te tille, kete here do te thote edhe te kerkosh te fshehesh deshtimin e qarte te asaj nisme vuciciane, me Ramen amplifikues.
Te jemi te sinqerte ajo ngel nje nisme e Beogradit ne radhe te pare influencash e aspiratash politike, interesash per dominim politiko-ekonomike ne Rajon.
Dhe mbas Beogradit qëndron Rusia, Lindja, siç e konfirmoi dhe Mali i Zi.
Ndërsa kush kërkon ta shesë ate per nje nisme strikt ekonomike, edhe nepermjet llojeve te vererave gabon rende.
Ndoshta kujton se ka përballe njerëz te dehur nga vera.
Ne fakt edhe vete Rama aty u detyrua te pranoje se kjo “nisme” shkon përtej ekonomisë e politikes.
Dhe këtu ka nje te vërtetë, se kjo nisme lidhet dhe e ka zanafillën ne reminishencat serbe per dominim, per te cilat ajo ka perdorur jo rralle “mjete”, larg atyre politike e ekonomike, me çmime shume te larta keto per popujt.
Rajonit tone i nevojiten vetëm politika e modele Europiane e Perendimore.
Vizione integruese nen garancinë e Brukselit e te projekteve te tij.
Kete nuk mund ta bejne as edhe te ftuarit e vetem te cuditshem nga Ankaraja e Budapesti, qe jane thirur ne ate Samit, per te kamufluar “izolimin” nderkombetar ndaj asaj nisme.
Eshte vetem ajo Politike, me themel aspiraten europiane te popujve te Ballkanit Perendimor, qe duhet pershendetur edhe me vererat me te mira.