“Varfëria e ulur këmbëkryq në Elbasan”, deputeti i PD: Rama i jep 60 mln € klientëve pa iu dridhur qerpiku, shtresat në nevojë diskutojnë bukën e gojës

Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, me anë të një postimit në Facebook ka kritikuar qeverinë për varfërimin e vendit dhe veçanërisht bashkive të qarkut të Elbasanit, që është edhe zona e tij elektorale.

“Varfëria ulet këmbëkryq në familjet e qarkut të Elbasanit. Me përgjegjësi të plotë theksoj se më e rënduar është situata në bashkitë; Peqin, Belsh,Cërrik, Gramsh, Librazhd e Prrenjas. Papunësia dhe rritja e çmimeve e kanë bërë edhe më të pamundur që familjet të blejnë bukën, vajin, vezën me pak fjalë; ushqimet bazë. Listat në dyqanet e lagjeve janë stërzgjatur dhe në disa raste kanë humbur shpresën se do shlyhen ndonjëherë borxhet pasi situata ekonomike vetëm përkeqësohet”, shkruan Sula.

Duke kritikuar vendimin e qeverisë për të ndërtuar një vepër artit të quajtur “Kopshti i Edenit” në ambientet e Kryeministrisë që shkon në 4 milionë euro investim, Sula thekson se shtresat në nevojë janë lënë në mëshirë të fatit.

“Këtë situatë nuk e sheh vetëm qeveria e cila gjatë gjithë verës la pa asnjë ndihmë edhe shtresat më në nevojë. Zero ndihmë për pensionistët dhe familjet në nevojë. Por 60 milionë euro i dha klientëve pa iu dridhur qerpiku i syrit. Ndërsa tani sikur të ishim në një vit bollëku shpenzon 4 milionë euro për instalacione të padobishme. Me ato para mund të ishte zgjidhur halli i shumë familjeve që diskutojnë bukën e gojës”, shton deputeti i PD.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×