Lacio duket se më në fund e ka zgjidhur çështjen e portës e cila ishte kthyer në një problem të vërtetë pas largimit të Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinës me kryeqytetasit që janë pranë nënshkrimit me portierin e Empolit, Guiliermo Vikario.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, dy klubet kanë gjetur akordin për shumën e 13 milionë eurove, me 25-vjeçarin që pritet të udhëtojë drejt Romës në orët e ardhshme për vizitat mjekësore.
Lacio zgjidh kështu çështjen e portës, me gardianin italian që do të vendoset në urdhrat e Mauricio Sarrit.
Arena e Lajmit

Loading…