IKMT në ‘Prestige Resort’, Klevis Balliu: Pas denoncimeve për vjedhjet në administratë dhe punësimet nepotike, regjimi bën presion direkt ndaj pronarit të medias

Klevis Balliu 709x450

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu u është bashkua reagimeve pas vendimit të paligjshëm të kryeministrit Edi Rama për aksionin e IKMT në resortin e “Prestige Resort”. Balliu e ka quajtur presion direkt ndaj pronarit të mediave të “Fokus Group”, duke sulmuar bizneset e tij, pas denoncimeve që ka bërë për vjedhjet që po ndodhin në administratën publike.

Balliu kujton dhe mikpritjen qe i beri pronari i “Hysenbelliu Group” shtetasve afgane dhe strehimin e tyre nderkohe qe ne keto momente Rama ka qene vete ne ambientet e resortit.

REAGIMI I BALLIU

Pas denoncimeve nga News 24 për vjedhjet masive në administratën publike dhe pazaret me punësime të paligjshme dhe nepotike, regjimi bën presion direkt ndaj pronarit të medias duke sulmuar bizneset e tij.

Më konkretisht aty ku u mirëpriten afganët e famshëm, Edi Rama sot çon rruspat e Dallandyshes.

Në fakt Dallandyshja u afirmua në këtë pozicion si njeriu dhe zëri i Shullazit në këtë institucion.

Por nuk duhet të harrojmë edhe faktin kur Rama shëtiste tek Prestige Resort dhe e vleresonte si biznes, a nuk kishte probleme në atë kohë Prestige?

E vërteta është se Prestige Resort nuk ka asnjë problem, por ky është sulm i pushtetit.

Ky nuk është sulm ndaj Irfan Hysenbelliut por është një mesazh i pastër dhe kërcënues ndaj çdo medie të lirë.

Nëse sulmon regjimin e Edvinit të grabisin biznesin dhe shtëpinë, të marrin pronën dhe madje dhe jetën.

Është e nevojshme të bashkohemi të gjithë për të shkallmuar këtë regjim kriminal që vjedh shqiptarët dhe shkatërron këdo që denoncon vjedhjet e pushtetit ndaj qytetarëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×