Siç raporton “Sportmediaset”, për Sharl de Ketelere të Bryzhit është hapur një ankand i vërtetë. Belgu është fantazisti i piketuar nga Milani dhe është i preferuari i Maldinit.

Në orët e fundit raportohet një interes në rritje i Lidsit dhe presioni që klubi anglez ka bërë ndaj lojtarit. Ndërkohë, edhe Lestëri ka nuhatur goditjen, por për cilindo pretendent duhen 40 milionë për të arritur në xhevahirin e ditëlindjes 2001.
Deri më tani ka pasur spekulime mbi dy oferta të Milanit, të cilat janë refuzuar pasi klubi belg nuk kërkon të zbresë nën 40 milionë euro, sidomos në këto momente që sheh interesin e lartë për xhevahirin e tij.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then