“Pse e gjithë kjo urrejtje ndaj sipërmarrësit Hysenbelliu?, Roland Bejko: Jetojmë nën sundimin e dhunshëm të Maliq Ramës! Mostra që na e bëri peshqesh tranzicioni 32 vjeçar

Bejko Roland

Në një reagim në Facebook, anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko është shprehur se sot jetojmë nën sundimin e dhunshëm të Maliq Ramës, duke e cilësuar si një prej mostrave që e bëri peshqesh tranzicioni 32-vjeçar.

Bejko ka sjellë edhe një analizë të gjatë lidhur me ndërhyrjet e paligjshme të IKMT në ‘Prestige Resort’.

Aksioni i IKMT ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një “Resort” ky i firmosur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Statusi:

Jetojmë nën sundimin e dhunshëm të Maliq Ramës, njërit prej monstrave që na i bëri peshqesh tranzicioni 32 vjeçar.

====================

Si parim, shteti demokratik ka në dispozicion të vet të drejtën e përdorimit të “dhunës racionale” ndaj kujtdo që shkel ligjin dhe cënon pronën, jetën, rendin dhe qetësinë publike.

Në rastet kur shteti abuzon me të drejtën e përdorimit “të dhunës racionale”, ai kthehet në një përbindësh, në një monstër që ngjall frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Ky quhet instrumentalizim i pushtetit për realizimin e qëllimeve të sundimtarit dhe klanit të vet.

Në rrethana të tilla, qeverisja e ka mbaruar misionin e qeverimit të shtetasve që i kanë besuar, duke i hapur rrugë kështu sundimit nëpërmjet forcës së tiranisë së pakicës së korruptuar.

Përdorimi i forcës së shtetit duke shkelur të drejtat ligjore të shtetasit, zakonisht ndodh kur sundimtari sundon nëpërmjet dhunës që prodhon frikë për qytetarët e teritorrit ku sundon.

Këtë është duke bërë sot Edi Rama me ndërhyrjen brutale në resortin Prestige me pronar një investitor dhe pronar të disa mediave të rëndësishme, nga më të ndjekurat e më të balancuarat në hapësirën e komunikimit dhe informacionit në Shqipëri.

Me përdorimin e ligjit të të fortit në vend të forcës së ligjit, Edi Rama është sot duke shpërndarë mesazhin se kështu do ta pësojë kushdo që do guxojë të denoncojë aferat e korrupsionit dhe lidhjeve të krimit me politikën për aq kohë sa ai do jetë sundimtari i vetëm i këtij vendi të vogël që popullohet nga një popullsi e nënshtruar ndaj udhëheqësve.

Pse gjithë kjo urrejtje e Edi Ramës ndaj sipërmarrësit Hysenbelliu?

Sepse janë pikërisht mediat e tij që i kanë hequr petët lakrorit të korrupsionit që kanë gatuar ministrat dhe institucionet e tjera shtetërore, siç ishte dhe rasti i abuzimit të Drejtuesve të Drejtorisë së Tatimeve të Shqipërisë, dhe lidhjet e shumta të qeverisë me krimin. Edi Rama, me këtë rast, është duke ndëshkuar mosbindjen e Irfanit, mos nënshtrimin e tij ashtu si sipërmarrësit e tjerë të mëdhenj ndaj oborrit qeveritar.

Maliq Rama po e ndëshkon Irfanin sepse as nuk e kontrollon dot, as nuk e blen dot, as nuk e nënshtron dot.

Maliqi që drejton qeverinë shqiptare është mërzitur me Irfanin që refuzoi milionat e eurove për ta shitur NEËS 24 te njëri prej oligarkëve të Ramës.

Të gjitha të dhënat që kemi, na çojnë në përfundimn se e gjithë kjo dhunë, është thjesht hakmarrje personale e Ramës ndaj një sipërmarrësi që nuk i është nënshtruar në termat që ai do.

A është i kundraligjshëm ndërtimi i Irfanit te Prestige Resort?

Këtë nuk di ta them.

Por ama, përvoja si një ish-prefekt, më ka mësuar se në raste të tilla të prishjeve të ndërtimeve pa leje, je i detyruar që paraprakisht të njoftosh me shkrim subjektin duke i lënë një afat të caktuar nga ligji për aksionin që do kryesh, me qëllim që t’i japësh kohën e mjaftueshme qytetarit të marrë masat e tij, ose për prishje vullnetare të objektit, ose për restarimin në përputhje me kërkesat urbanistike të zonës, por edhe pse jo, të ketë të gjitha mundësinë e ankimimit në organet e drejtësisë të cilat mund t’ia pranojnë apo refuzojnë kërkesën për sigurim padie.

Kështu veprohet në shtetet demokratike, në shtetet ku ligjin e bën ligji dhe jo Maliq Rama.

Shkurt, aksioni i sotëm për prishjen e ndërtimeve në resortin Prestige në kulmin e sezonit turistik, është thjesht hakmarrje plot urrejtje e Maliq Ramës ndaj pronarit të mediave BallkanËeb, Panorama, Neës 24 etj, zotit Irfan Hyenbelliu, me mesazhin e nënkuptuar se kështu do ta pësojë kushdo që do guxojë të denincojë horllëqet e pushtetarëve dhe pushtetit të tij kriminal e të korruptuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×