Aksidenti në Tiranë, makina përplas motorrin tek Pallati me Shigjeta, policia jep detajet e para

Ambulanca Naten 2

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta” në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një motor, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×