“Presioni mbi mediat, tregues i përkeqësimit të demokracisë”, Mesila Doda për sulmin në “Prestige Resort”: Akti i sotëm, goditje ndaj fjalës së lirë

Mesila Doda

Deputetja Mesila Doda, ka reaguar për sulmin e paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort”.

Me anë të një postimi në Facebook, Doda u shpreh se presioni mbi mediat është një tregues i qartë i përkeqësimit të demokracisë.

Ajo shtoi se akti i sotëm mund të konsiderohet si një goditje ndaj fjalës së lirë.

Postimi i plotë:
Presioni mbi mediat, tregues i perkeqesimit te demokracise.
Goditja e sotme ne ambjentet e Prestige Resort si pjese e te njejtit grup me median e lire Balkanëeb dhe Neës24, nderhyrje arbitrare jashte afateve dhe procedurave ligjore ka shenuar nje rekord negativ ne marrdheniet e qeverise aktuale me median e lire.

Asnje lloj presioni direkt apo indirekt mbi median nuk mund te pranohet ne nje sistem demokratik ku media konsiderohet si gardian i sistemit dhe mbrojtes i saj. Sulmi i sotem mbi median mund te konsiderohet si nje goditje ndaj fjales dhe medias se lire e cila eshte dhe do te mbetet nje e mire publike qe duhet mbeshtetur nga te gjithe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×